fbpx

Afera “Indeksi” trondit SHBA: Prapa grilave edhe një tjetër aktore e Hollywoodit

Në aferën më të madhe deri më tash në arsim që po trondit SHBA që disa ditë, në mesin e saj ka edhe shumë prej universiteteve prestigjioze që dhuruan deri në 25 milionë dollarë, por edhe aktorë të mirënjohur të Hollywood-it, të cilët në rast të ngritjes së akuzave, do të përballen me burg.

Mediat botërore kanë shkruar gjerësisht për çështjen e zbuluar rishtazi dhe thonë se kjo është një “kujtesë për të pasurit se ata nuk mund të mashtrojnë me qëllim që të marrin privilegje”. Disa thonë se kjo është vetëm maja e kodrës së madhe, raporton CNN.

Deri më tani është zbuluar se 50 persona janë përfshirë në këtë aferë, përfshirë aktoret Felicity Huffman dhe Lori Loughlin për pjesëmarrje në marrjen e ryshfetit të universiteteve për regjistrimin e fëmijëve të tyre në disa institucione të arsimit të lartë.

Njeriu pas gjithë kësaj çështje është William Rick Singer, kundër të cilit janë ngritur katër aktakuza, përfshirë ato për zhvatje dhe pastrim parash. Ai deklaroi se ishte fajtor për të gjitha akuzat e aktakuzës. “Çdo gjë është e vërtetë”, ka pranuar ai, transmeton KosovaPress. Pagesat në universitete u fshehën dhe kaluan në një fondacion, tha Andrew Leling, prokuror publik i SHBA. Disa prindër paguan mes 15,000 dhe 75,000 dollarë për test për të ndihmuar fëmijët e tyre të marrin një rezultat më të mirë. Në disa raste, prindërit thuhet se morën pjesë në rrjetin e Singer për të ryshfet e trajnerëve të kolegjeve dhe zyrtarëve të sporteve.

Aktorja Lori Loklin u arrestua dje dhe për lirim me kusht nevojitet të paguajë 1 milion dollarë. Ajo u dorëzua në polici pasi u akuzua për marrjen e ryshfetit. Bashkëshorti i saj, Mosimo Giannuli, u arrestua po ashtu, ndaj të cilit gjykata urdhëroi paguajë 1 milion dollarë për lirim me kusht.