fbpx

Ahmeti uron Penderovskin dhe e porosit të respektojë parimin e konsensualitetit

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti duke falënderuar votuesit për mbështetjen që i dhanë idesë së konsualitetit theksoi se kjo ishte alternativa e vetme drejt NATO-s dhe BE-së. Ai i uroj Pendarovskit fitoren, por nga ana tjetër e porosit të bëj detyrën duke respektuar parimin e konsensualitetit.

Fitorja e kandidatit tonë na hap rrugën drejt anëtarësimit të plotë të vendit në NATO. Por dhe na afron vendin tonë drejt fuqive të mëdha. Vendi ynë është i përgatitur dhe pret sa më parë bisedimet për anëtarësimin e vendit tone në BE. Do doja të falënderoja të gjitha shtabet zgjedhore që me sukses kanë udhëhequr këtë fushatë. Korrën fitore në zgjedhjet lokale në Dibër, një punë të shkëlqyeshme në rrethin e parë dhe një rezultat të jashtëzaskonshme në rrethin e dytë. E kemi pasur shumë të vështirë për të shpjeguar këtë koncept, konceptin e presidentit konsensual. Jam i dëshpëruar me opozitën shqiptare me bojkotin që shfaqën sot. Nga ana tjetër falënderoj partitë shqiptare në pozitë. I uroj Pendarovskit fitoren dhe të respektojë kushtetutën dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.  Presidenti i ardhshëm të ketë parasysh vullnetin e qytetarëve  në respekt të kushtetutës së Republikës dhe të jetë pjesë e proceseve në përmbyllje të plotë të procesit të anëtarësimit në Nato por dhe hapjen e negociatave me BE-në. Pa hyrë në detaje, por nga të dhënat që më jep sektori analitik lëvizet prej 100 deri në 130 mijë vota që janë siguruar nga aktivistë tanë, nga votuesit shqiptarë”, tha Ahmeti.

 

https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/608368426344843/