fbpx

Ajaksi turpëron Realin, Europa do të ketë një kampion të ri (video)

Ajaksi ka eliminuar Real Madridin nga Liga e Kampionëve. Holandezët kanë tronditur madrilenët dhe botën e futbollit me fitoren 4-1 të marrë në “Santiago Bernabeu”. Një sukses i merituar për lojtarët e Ten Hag, të cilët kanë arritur të bëjnë atë që askush tjetër nuk ka arritur ta bëjë në tre vitet e fundit. Ziyech (7′) dhe Neres (18′) kanë shënuar në pjesën e parë për miqtë, duke e bërë Ajaksin ekipin e parë në histori që shënon dy gola në “Bernabeu” në një ndeshje të Ligës së Kampionëve brenda 18 minutave të para. Problemet e “Los Blancos” janë shtuar me dy dëmtimet e pësuara në pjesën e parë nga Vaskez dhe Vinicius Junior, të dy të larguar në lot nga fusha e lojës. Të gjitha ata që prisnin një reagim nga kampionët në pjesën e dytë, kanë mbetur të zhgënjyer, me Ajaksin që ka shënuar edhe dy herë të tjera. Tadic (62′) duhe Shone (72′) kanë kompletuar pokerin me dy gola të mrekullueshëm. Asensio ka realizuar golin e ngushëllimit për vendasit, që e kanë mbyllur ndeshjen me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Nacho. Real Madrid është eliminuar për herë të parë në Ligën e Kampionëve, pasi ka fituar ndeshjen e parë në transfertë. Pas tre vitesh, Europa do të ketë një kampion të ri.