fbpx

Alabama, dhjetëra viktima dhe të zhdukur pas një tornadoje

Të paktën 23 persona vdiqën pas kalimit të një tornadoje që shkaktoi dëme katastrofike në Alabama, në juglindje të SHBA-së, sipas sherifit lokal.

‘’Për fat të keq bilanci paraprak ka arritur në 23 të vdekur’’, deklaroi Jay Jones, sherifi i kontesë Lee, zonë në lindje të Alabamës.

Raportohen gjithashtu disa të zhdukur dhe të plagosurit rëndë po marrin ndihmë mjekësore.

”Disa fëmijë renditen në mesin e viktimave”, saktësoi mjeku i kontesë, Bill Harris për televizionin MSNBC.

Kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve u ndërprenë gjatë mbrëmjes për shkak të kushteve të këqija të motit për të rinisur sot në mëngjes.

Presidenti amerikan, Donald Trump u përcolli ngushëllimet personave të prekur nga katastrofa natyrore.