fbpx

“Alkaloid” me rritje të eksportit të konsoliduar për 23%

Kompania “Alkaloid” me rritjen e eksportit të konsoliduar prej 23%, rritjen e fitimit të konsoliduar neto prej 19%, investimeve në vlerë prej 194 milionë denarë dhe 55 punësime në periudhën janar- mars 2019.

“Alkaloid SH.A” Shkup ka realizuar rezultate pozitive financiare në periudhën janar- mars 2019, tregon bilanci i pareviduar individual dhe bilanci i konsoliduar i pareviduar i suksesit.

Sipas bilancit individual të suksesit, në periudhën janar- mars, shitjet arrijnë 2.101.073.373 denarë, që është për 14% më shumë krahasuar periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Fitimi para shpenzimeve financiar, tatimet dhe amortizimi (EBITDA), që është 422.772.099 denarë, shënon rritje prej rreth 15%, fitimi individual neto është 247.475.979 denarë dhe i njëjti ka shënuar rritje prej 15%.

Në periudhën janar- mars, shitjet e përgjithshme të konsoliduara janë 2.833.475.867 denarë, që është për 15% më shumë krahasuar periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Shitjet e konsoliduara në tregun vendor kanë shënuar rritje për 2% ndërsa eksporti i përgjithshëm i konsoliduar i kompanisë është rritur për 23%. Nga shitjet e përgjithshme të konsoliduara, 32% janë realizuar në tregun vendor ndërsa 68% në tregjet e huaja. Bazuar në rajone, në vend e Evropës Juglindore janë realizuar 31%, Rusi dhe vendet tjera të KSHP janë realizuar 10%, në vendet e Evropës Perëndimore (BE dhe EFTA) 24% ndërsa në tregjet tjera 2% nga shitjet e përgjithshme të konsoliduar. Rritja më e dukshme është realizuar në Britaninë e Madhe me shitje prej 81.096.751 denarë, që paraqet rritje dyfish dhe në Poloni me shitje prej 19.183.607 denarë, që paraqet rritje prej 72% krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Tek tregjet eksportues, rritje shënojnë edhe këto vende. Hungaria rritje prej 63%, Rusia 58%, Ukraina 57%, Bullgaria 49%, Gjermania 42%, Armenia 36%, Sllovenia 22%, Rumania 19%, SHA 14%, etj. Rritja më e lartë e shitjeve në tremujorin e parë të vitit 2019 pjesërisht ka të bëjë me serializimin obligativ të produkteve për tregjet e BE-së, që filloi më 09.02.2019.

Në bazë të grupeve të produkteve, në strukturën e shitjeve të përgjithshme të konsoliduara, pjesëmarrje më të madhe kanë produktet nga segmenti i farmacisë edhe atë me 88%. Prej tyre, pjesëmarrje më të madhe kanë preparatet OTC me 20, preparatet e kardiologjisë me 17%, antibiotikët me 19%, preparatet nevrologjike bëjnë pjesë me 13% nga shitjet e përgjithshme të konsoliduara, etj. Segmenti i kimisë, kozmetikës dhe bimëtarisë merr pjesë me 12% në shitjet e përgjithshme të konsoliduara apo më saktë, kimi me 2%, kozmetika me 7% dhe bimëtaria me 3%.

Fitimi i konsoliduar para shpenzimeve financiare, tatimeve dhe amortizimit (EBITDA), që arrin 490.980.742 denarë shënon rritje prej 19% ndërsa fitimi i konsoliduar neto fitim në vlerë prej 294.542.101 denarë është rritur gjithashtu për 19%.

Investimet e përgjithshme në mjete bazë në periudhën janar- mars 2019 janë 193.866.065 denarë.

Në periudhën janar- mars 2019 në “Alkaloid” janë realizuar 55 punësime të reja në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Me Vendimin e Këshillit drejtues të “Alkaloid SH.A” Shkup, në mars të vitit 2019, është miratuar dhe paguar, regresi për shfrytëzimin e pushimit vjetor për të punësuarit e kompanisë, në lartësi prej 27.709 denarë bruto gjegjësisht 24.938 denarë neto.