fbpx

Analizat për diagnostik molekulare, mbulohen nga FSSH-ja

Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Fondi për Sigurim Shëndetësor (FSSH) kanë mundësuar që analizat për diagnostik molekulare të sëmundjeve të trashëguara të përfshihen në listën e shërbimeve të mbuluara me mjete të Fondit për Sigurim Shëndetësor. Bëhet fjalë për shtatë shërbime të kërkuara nga Fakulteti i Mjekësisë (reparti patologji, patofizë, imunologji, mjekësi ligjore), si dhe nga ana e Fakultetit Farmaceutik dhe ASHAM.

Me këtë risi ofrojmë mundësinë e diagnostikimit të shpejtë dhe të hershëm të sëmundjeve trashëguese dhe të sëmundjeve malinje. Në këtë mënyrë do të ndihmojmë në zbulimin e hershëm të sëmundjeve që nënkupton edhe reagim më të shpejtë kur bëhet fjalë për metodat e kurimit. Më herët, për këto analiza paguanin vet pacientët ndërsa tani do të paguajnë vetëm participim për këto shërbime. Këto analiza janë me karakter të lartë dhe për zbatimin e tyre duhet udhëzim adekuat nga klinikat, nëse deri te këto diagnoza nuk mund të arrihet me procedurë standard – deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Metodat NGS (Next Generation Sequences) zbatohen në AMSHM që nga viti 2012 dhe me të njëjtat mundësohet diagnostikim i një numri të madh të sëmundjeve, duke përfshirë edhe sëmundjet e rralla.

Sipas ministrit Filipçe, në këtë mënyrë pritet të ulet numri i pacientëve që duhet të dërgohen jashtë vendit për diagnostikim, dhe në të njëjtën kohë përshpejtohet koha për të reaguar te pacientët.

Deri më tani, analizat të cilat do të financohen nga Fondi Shëndetësor u kanë kushtuar pacientëve prej 45 deri në 100 mijë denarë.