fbpx

Andrea Marshall, ra në dashuri me Manta Rejn

Andrea Marshall, biologe marinse, e cila 15 vitet e fundit jeton në Afrikë ka vendosur të studiojë Manta Rejn. Pjesën më të madhe të kohës së saj ajo e kalon në ujë. Qëllim parësor kur u shpërngul në Afrikë kishte studimin e peshkaqenëve, por më pas vëmendja e saj u zhvendos tek Manta Rej, sepse kishte vërejtur se mungonin studimet rreth këtyre gjallëresave. Sipas saj, për dallim nga peshqit e tjerë, Manta Rejt lundrojnë drejt njerëzve dhe nuk largohen prej tyre, madje miqësohen shumë shpejt. Shumica e njerëzve frikësohen nga një gjallesë aq e madhe e cila kur afrohet drejt teje duke bllokuar rrezet e diellit që depërtojnë në ujë ngjan si anije kozmike, por nuk janë aspak të rrezikshme. Ato mund të ngriten në lartësi deri në 8 metra. Manta rej janë gjallesa shumë inteligjente, në fakt kanë trurin më të madh se të gjithë peshqit e tjerë. Megjithatë vitet e fundit ky lloj peshku rrezikohet, sepse ka tërhequr vëmendjen e peshkatarëve dhe si rezultat numri I tyre është zvogëluar dukshëm.

Alsat