fbpx

Andrea Pirlo rikthehet në Itali, si trajner i Juventusit

Sipas të përditshmes italiane “Corriere della Sera”, Andrea Pirlo ka shumë gjasa të marrë përsipër drejtimin e Juventusi U-23, që garon në grupin A të Serie C, ku renditet në vendin e 12-të, larg mundësive reale. Në rrezik të lartë shkarkimi është trajneri Mauro Zironelli, ndërsa Pirlo duket gati për ta marrë “stafetën”. Negociatat tashmë janë duke u zhvilluar dhe synohet akordi në ditët e ardhshme, nëse nuk është punë orësh. Ish-mesfushori i Juventusit ka licencën UEFA B / A, e nevojshme për trajnimin e të gjitha ekipeve të të rinjve, të femrave dhe meshkujve deri në Serie C. Ndërkohë , Pirlo është i angazhuar në “Sky Sports” si komentator sportiv.