fbpx

Angela Merkel: Do të bëjë çdo gjë për të parandaluar mosmarrëveshjet për BREXIT

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se ajo do të punojë shumë për të provuar dhe siguruar që Britania e Madhe nuk largohet nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje.

Merkel bisedoi me ligjvënësit gjermanë përpara një takimi të së enjtes në të cilin Britania do të kërkojë të shtyjë largimin e saj nga 29 marsi deri më 30 qershor.

Britania aktualisht ka planifikuar të nis largimin e saj javën e ardhshme, me ose pa marrëveshje.

Merkel tha se Gjermania ka vënë “masat më të rëndësishme të emergjencës”, në vend për t’u marrë me një Brexit pa marrëveshje.

Pavarësisht këtyre masave që kanë marrë, do të punojnë deri në ditën e fundit, thotë ajo.

”Unë do të them deri në orën e fundit – për të siguruar që planifikimi i emergjencave të mos hyjë në fuqi”.

“Ne do të bëjmë gjithçka edhe pse kanë mbetur pak ditë për të arritur një zgjidhje të rregullt dhe të përbashkët”, ka përfunduar Angela Merkel.