fbpx

Antikorrupsioni do të kërkojë përgjegjësi nga kabineti i Ivanovit për avancimet në ARM

Komisioni për ndalimin e korrupsionit, sot ka sjell vendim të kërkojë dokumentacion nga kabineti i presidentit, Gjorge Ivanov, për avancimet në armatë.

Sipas anëtarëve të Komisionit, janë të diskutueshme avancimet e fundit që janë kryer në armatë edhe pse tani më janë shpallur zgjedhjet presidenciale. Dokumentacioni do të kërkohet edhe nga Ministria e mbrojtjes, që të vërtetohet se emërimet e reja janë bërë sipas ligjeve.

Nënshkrimi i presidentit, Ivanov është shpallur në “Gazetën Zyrtare” për pesë avancime dhe emërime.

Shefi i Gjeneralshtabit, Vasko Gjurçinovski ka fituar titullin gjeneral-nënkolonel, gjeneral Mirçe Gjorgjoski është emëruar për përfaqësues i armatës në NATO, Dragan Kovaçki është emëruar komandant i Parë i brigadës të këmbësorisë, Besnik Emini, kolonel i shtabit të komandës operative të Përbashkët, derisa kolonel Marijo Gjurishiq për atashe lufte në Francë.