fbpx

Antikorrupsioni do t’i vëzhgoj zgjedhjet për kryetarë komunash

Fushatën e zgjedhjeve presidenciale dhe atyre lokale për komunat Ohër, Dibër dhe Novo Sellë do ta përcjell edhe Komisioni Antikorrupsion. Edhe pse ligjërisht nuk kanë të drejtë të jenë në terren ose të ndjekin fushatat, nga ky institucion njoftuan se në faqen e internetit do të pranojnë të gjitha ankesat për parregullsitë eventuale, të cilat më pas do të shqyrtohen nga Institucionet kompetente. Kryetarja e Antikorupsionit Ivanovska tha se kanë publikuar regjistër të targave të makinave zyrtare të cilat eventualisht mund të keqpërdoren që prej nisjes së fushatës zgjedhore e deri në përfundimin e saj.

Dëshirojmë t’ju njoftojmë se në faqen tonë të internetit është vendosur veb aplikacion për regjistër të makinave zyrtare dhe organeve të njësive te vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjeve publike dhe personave tjerë juridik që posedojnë kapital shtetëror. Në bazë të regjistrimeve secili mund të kërkojë nëse makinat e zyrtare ose që janë pjesë e këtij regjistri keqpërdoren ose përdoren gjatë fushatës zgjedhore. Nëse ka njohuri për përdorimin e tyre secili mund ti paraqet dyshimet për keqpërdorime të të njëjtave deri te Komisioni Antikorrupsion – deklaroi Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Shtetëror për Antikorrupsion.

Alsat