fbpx

Antikorrupsioni, gjoba për 18 kryetarë komunash

Komisioni anti-korupsion ka gjetur parregullsi të dokumenteve për deklarimin e pasurisë tek 18 kryetarë komunash. Gjashtë kryetar komunash nuk kanë dorëzuar listat anketuese, shtatë deklaratën për konflikt interesi dhe pesë kryetar komunash nuk i kanë dorëzuar asnjërën. Kryetarja e Komisionit për Anti-korrupsion Biljana Ivanovska, deklaroi se afatet për dorëzim kanë përfunduar, ndërsa kryetarët që nuk kanë dorëzuar të gjitha dokumentacionet do të gjobiten nga 200 deri në 400 euro. Lidhur me nepotizmin, Ivanovska shtoi se janë në fazën e përpunimit të dokumenteve të pranuara.

Janë fituar dokumente nga institucionet ku është dërguar, tani ata dokumente janë në fazën e shqyrtimit, nëse do na duhet të dhëna plotësuese do të kërkojmë. Tani është periudhë e përpunimit të atyre dokumenteve”- tha Biljana Ivanovska, kryetare e KKPK.

Siç thonë nga anti-korrupsioni, për momentin bëjnë kontrolle të rregullta nëse të gjithë peronat e zgjedhur dhe emëruar kanë dorëzuar listat anketuese dhe nëse e kanë dorëzuar deklaratën për konflikt interesash. Ivanovska nënvizoi se kontrollojnë edhe gjendjen e presidentit Gjorge Ivanov.

Do të bëjmë kontroll të gjendjes pronësore, po ashtu në bazë të zërave që dolën nga mediat”- pohoi Biljana Ivanovska, kryetare e KKPK.

Nga anti-korrupsioni thonë se çështja me dekanët është zgjedhur, pasi është konstatuar se ata kanë dorëzuar dokumentet, ndërsa problemi ka qenë me strukturat udhëheqëse të Universiteteve.

Mefail Ismaili 

 

Kryetarët e komunave që nuk kanë dorëzuar vetëm Listë anketuese janë:

Milikije Alimi, kryetare e Komunës së Haraçinës,

Isen Shabani, kryetar i Komunës së Vrapëishtës,

Arben Taravarim, kryetar i Komunës së Gostivarit,

Konstantin Georgieski, u.d. kryetar i Komunës së Ohrit,

Isen Asani, ryetar i Komunës së Tearcës,

Stefçe Trpovski, kryetar i Komunës së Sopishtës

Deklaratën për interesa nuk e kanë dorëzuar:

Albon Xhemaili, kryetar i Komunës së Bogovinës,

Zoran Zimbakov, kryetar i Komunës së Bosillovës,

Mirjan Janevf, kryetar i Komunës së Vasilevës,

Goran Trajkovki, kryetar i Komunës së Dellçevës,

Boro Stojëev, kryetar i Komunës së Novo Sellës,

Azem Sadiki, kryetar i Komunës së Studeniçanit,

Goran Stojanovski, kryetar i Komunës së Çashkës.

Ndërsa pesë kryetar komunash, kanë dorëzuar vetëm deklaratën për interesa, por nuk kanë potencuar nëse ajo është për Kryetar Komune, ose për ndonjë funksion tjetër.

Sasho Jankovski, kryetar i Komunës së Vevçanit,

Boris Georgievski, kryetar i Komunës së Gazi Babës,

Xhemil Qamili, kryetar i Komunës së Dollnenit,

Jordan Nasev, kryetar i Komunës së Kavcadarcit,

Arijan Ibrahim, kryetar i Komunës së Qendrës Zhupë.