fbpx

Anulohet gjykimi për rastin “Trajektorja”

Seanca e sotme për rastin “Trajektorja” është shtyrë pasi që prokurorja Lile Stefanova ka qenë e penguar që të marrë pjesë në gjykim. Gjykatësi Goran Boshevski ka theksuar se nuk ka pranuar thirrje telefonike nga prokurorja se nuk do të merr pjesë në gjykim.

Gjykimi për rastin “Trajektorja” gjegjësisht procedura për zgjedhje të kompanisë për ndërtimin e autostradës Miladinovcë – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, vazhdon më 13 mars, atëherë kur gjyqi duhet që të deklarohet me kërkesë të palës mbrojtëse, si dhe sms porositë mos të pranohen si dëshmi.

Në rastin “Trajektorja” janë akuzuar ish – kryeministri Nikolla Gruevski, i cili u gjykua në mungesë, ish-ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski i cili po mbahet në arrest shtëpiak, ish zv/kryeministri Vladimir Peshevski dhe ish-drejtori i SH.A Rrugët Shtetërore Lubço Georgievski.