fbpx

Arrestohet 28-vjeçari nga Kumanova, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

Më 01.05.2019 në ora 16:15 në pikën kufitare Tabanovce, gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se personi H.I. (28) nga Kumanova po kërkohej nga policia për vuajtjen e dënimit me burg. Kumanovari 28-vjeçar është arrestuar dhe është dorëzuar në SPB-Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.