fbpx

Asaf Ademi: Dorëheqja, për shkaqe shëndetësore (video)

Ministri i Kulturës nga radhët e partisë së koalicionit qeverisës, Alternativa, në një konferencë për shtyp nga kjo parti tha se jep dorëheqje për arsye shëndetësore. Ai shpjegon më tej se arsyeja ishte marrë që nga mbledhja e fundit e kryesisë së partisë, por për arsye të zgjedhjeve presidenciale në vend, për të mos ndikuar në koalicionin qeverisë, lajmin e bën të ditur vetëm sot. Ai falënderoi në mënyrë të veçantë kryetarin e partisë Alternativa për mbështetjen e besimin e dhënë dhe siguroi se ai do të vazhdojë të mbetet anëtar i kësaj partie dhe do të kontribuojë edhe më tej në këtë parti.

Jam këtu për të dhënë dorëheqjen time si Ministër i Kulturës. Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Partisë Alternativa, kërkova nga kryetari dhe kryesia e i partisë dorëheqjen time nga posti i Ministrit të Kulturës. Këtë nuk e bëmë të ditur më herët për arsye të zgjedhjeve  presidenciale që po zhvilloheshin në vend. Pas shpjegimeve dhe arsyetimeve të mia, për arsye shëndetësore. Sidoqoftë unë vazhdoj të jem anëtarë i partisë time dhe do vazhdoj të kontribuojë për të- tha ish-ministri Asaf Ademi.