fbpx

Asaf Ademi: Ministria e Kulturës, sërish e “Alternativës”

Pas shpjegimeve dhe arsyetimeve të mija që kanë të bëjnë me arsye shëndetësore, Kryesia Qendrore e pranoi kërkesën time, por që të mos ndikoj në procesin zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale, vendosëm që publikimin e saj ta bëjmë pas përfundimit të procesit zgjedhor. // Pas bisedat e realizuara mes kryetarit të Alternativës ne ngelemi në Qeveri dhe ministria e Kulturës i ngelet partisë sonë- deklaroi Asaf Ademi, ish-ministër i Kulturës.

Edhe pse Ademi tha se pas tërheqjes së tij, Ministria e Kulturës do të vazhdojë t’i takojë partisë së tij, kryeministri Zaev tha se akoma nuk dihet se kujt do t’i takojë ky post.

Ajo varet nga kuadrot, askush nuk është i radhitur për sferë të caktuar, resor të caktuar dhe ngjashëm. Varet nga kuadrot që do të jenë në dispozicion, para së gjithash nga ne si parti më e madhe në koalicion por edhe të gjitha partitë e tjera politike që edhe më tej do të funksionojnë në koalicionin qeveritar dhe shumicën qeveritare- deklaroi Sinkorn: Zoran Zaev, kryeministër.

Ndërkohë ministri i Kulturës në dorëheqje Asaf Ademi deklaroi se do të ushtroj postin e ministrit, deri në emërimin e ministrit të ri.

Mefail Ismaili