Asnjë skuadër si PSV në këtë shekull

PSV ka fituar 4-0 kundër Zwolle në javën e 28-të të Eredivisie. Një fitore e rëndësishme për kampionët në fuqi të Holandës, të cilët kanë ruajtur avantazhin prej dy pikësh ndaj Ajax-it në kreun e renditjes. Me takimin e sotëm, PSV është bërë skuadra e parë në këtë shekull që ka arritur të shënojë gol në të 28 ndeshjet e para të kampionatit holandez.