fbpx

Atletiko fiton minimalisht, gati për Juven (video)

Atletiko Madrid ka mundur 1-0 Leganesin në shtëpi në javën e 27-të të kampionatit dhe tani është gati për ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve që do të luajë të martën e ardhshme në fushën e Juventus-it. Një gol i Saul, i realizuar pas një penalltie të gabuar, i ka mjaftuar ekipit të Diego Simeone-s për të marrë fitoren e pestë radhazi në pesë takimet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet, duke përfshirë këtu edhe sfidën e fituar 2-0 kundër Juventus-it . “Colchonero-s” mbajnë vendin e dytë me 56 pikë, 4 më pak se Barcelona kryesuese dhe tetë më shumë se Real Madrid-i i vendit të tretë. Leganes, nga ana tjetër, mbetet në vendin e 13-të me 33 pikë.