fbpx

Ava Max në Itali: Krenare që jam shqiptare

Tashmë mund të klasifikohet pa frikë si një nga këngëtaret me origjinë shqiptare, e cila po bëhet e njohur ndërkombëtarisht.

Këngëtarja me origjinë nga Saranda, Ava Max, ka qenë e ftuar në emisionin “Che tempo che fa” ku performoi hitin e saj “Sweet but psycho”.

Pas performancës Ava u pyet edhe për origjinën e saj, për të cilën u shpreh se është krenare që është shqiptare dhe që të gjithë njerëzit duhet të krenarë për atë që janë.

Gjithashtu ajo përshëndeti në gjuhën shqipe: “Hello shqiptarët, ju dua shumë faleminderit”.

Këngëtarja ceku pak peripecitë që familja e saj ka kaluar deri në ditët e sotme duke dhënë një mesazh të fortë vullneti dhe kurajoje në Rai. Së shpejti pritet që Ava të publikojë albumin e saj të parë.

Prononcimin e këngëtares në lidhje me origjinën shqiptare mund ta ndiqni prej minutës së pestë.