fbpx

Balotelli, gol dhe festim unikal – me selfie

Mario Balotelli bën spektakël. Sulmuesi i Marseille ka shënuar një gol fantastik duke ç’bllokuar rezultatin në sfidën ndaj Sent Etieni. Menjëherë pas golit, ish-sulmuesi i Milan e Inter ka festuar bashkë me shokët e tij të skuadrës me një mënyrë të veçantë. Një selfie bashkë me shokët e skuadrës dhe Balotelli nuk ka humbur kohë që ta publikojë foton menjëherë në historitë e tij të “Instagram”, për të pushtuar jo vetëm stadiumin, por edhe të gjithë rrjetin.