fbpx

Banori i Tetovës me akuza të rënda për gjyqësorin

Gjykata e Tetovës është çerdhe e krimit dhe korrupsionit, me këtë jelek të improvizuar,  ku janë të shkuara edhe shifrat e lëndëve, Zharko Serxhovski  ka zgjedhur që të shpreh revoltën e tij ndaj  gjykatës dhe disa gjykatësve të Tetovës, të cilët, siç thotë ai, kanë punuar në dëm të tij, vetëm pse pala tjetër punon në gjykatë dhe ka njohje brenda saj.

“Shtatë vjet jam në proces gjyqësor. Pata pronën time legjitime dhe doja të bëj ndarjen fizike me vëllain por ai është i fuqishëm këtu, një kohë pati restorantin në gjyq kishte shokë plot, mbeta i pastrehë, gjithë jetën nëpër gjyqe. Ai shërbehet me punë jo të ndershme, gjykatësit punojnë me të, s`ka,  Ligji nuk ekziston. Më gjykuan edhe pronën ma morën”. – tha Zharko Serxhovski

Serxhovski thotë se ka trokitur në shumë dyer për të kërkuar ndihmë, madje është drejtuar edhe në Polici, por askush nuk ka dashur të dëgjojë për situatën e tij. Për këtë shkak ka vendosur të protestojë para të gjitha institucioneve të drejtësisë.

“Kam kërkuar ndihmë edhe nga policia, tre vite kam shkuar te ata por edhe nga ata nuk pata ndihmë. Të gjitha institucionet e drejtësisë i kam vizituar dhe kam dokumente”. – theksoi Zharko Serxhovski

Për këto akuza të Srerxhovskit, Alsat kërkoi përgjigje nga Gjykata e Tetovës, por nga atje thanë shkurt se rasti në fjalë nuk ka lëndë aktive në gjykatën Themelore të Tetovës.

Bashkim Sulejmani