fbpx

Barcelona merr një lajm aspak të mirë pas fitores kundër Lyon

Barcelona ka marrë një lajm aspak të mirë menjëherë pas fitores së thellë prej 5:1 kundër Lyon.

Katalanët i janë bashkuar shtatë skuadrave tjera të Evropës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Por, menjëherë pas këtij suksesi, skuadra e Ernesto Valverde ka marrë një lajm aspak të mirë, që ka të bëjë me Ousmane Dembele.

Reprezentuesi francez ka pësuar një lëndim, dhe do të mbetet jashtë fushave për tri apo katër javë.

Kështu ka konfirmuar Barcelona, pas ekzaminimeve mjekësore që i janë bërë 21 vjeçarit.