fbpx

BE-ja gjobit 1,5 miliardë euro Google për abuzim me pozitën dominuese

Komisioni Evropian vendosi sot një tjetër gjobë gjigantit amerikan të internetit Google, pas akuzave të përsëritura për abuzim me pozitën dominuese, këtë herë në një rast me kompaninë e reklamave AdSense.

Ky sanksion financiar prej 1,49 miliardë euro është i treti i vendosur në më pak se dy vite nga ekzekutivi evropian, rregullator i konkurrencës në Evropë.

Në rastin konkret, ku është i përfshirë AdSense, Komisioni kritikon Google se ka vendosur një sërë klauzolash kufizuese në kontratat e mëparshme me web-et e palëve të treta, duke penguar në këtë mënyrë konkurrentët e tij që të vendosin reklamat e tyre që lidhen me kontekstin në këto web faqe.

‘’Këto praktika janë të paligjshme kundrejt rregullave të Bashkimit Evropian në aspektin e praktikave anti-konkurrencë’’, deklaroi komisionerja për Konkurrencën, Margrethe Vestager, cituar në një deklaratë.