fbpx

Bebe Rexha u drejtohet në shqip fansave ‘live’ në Instagram

Bebe Rexha nuk ka harruar t’i përshëndes fansat e saj edhe në gjuhën shqipe.

Bebe Rexha mbrëmë ka hyrë ‘live’ në Instagram, për të bashkëbiseduar me fansat e saj.

Ajo kishte vepruar njësoj disa herë, për tu treguar e afërt me ata që e përkrahin vazhdimisht.

Në fillim të videos, këngëtarja përshëndet në disa gjuhë fansat, e nuk mungoi as përshëndetja në gjuhën shqipe.

“Si jeni, a jeni mirë”, tha Bebe, e cila asnjëherë nuk i harron rrënjët prej nga vjen.

Për ndryshe, projekti i fundit nga Bebe Rexha është “Last Hurrah”, këngë që u prit mirë nga publiku.