fbpx

Bedredin Ibraimi: Prokurorja Fetai po sillet sikur të jetë në periudhën e moshës 40 vjeçare

Pas kërkesës për masë paraburgimi nga ana e PSP-së, i dënuari tashmë Bedredin Ibraimi, para gjyqit ka thënë se nuk i është lejuar që të dorëzojë apo pranojë të dokumenteve të caktuara, me çka do të kishte vërtetuar pafajësinë për veprën penale dhe se askush nuk dobi nga kjo vepër penale që po i ndjek PSP-ja.

Bedredin Ibraimi ka drejtuar kritika të ashpërta deri te prokurorja Fatime Fetai, për akuzat e saja se gjatë procedurës i njëjti nuk ka respektuar gjyqin, i akuzuari Ibraimi, edhe pse iu tërhoq vërejtja nga gjyqi, ai vazhdoi me pyetje duke thënë se si e ka konfirmuar Prokuroja Fetai se ai nuk ka respektuar gjyqin.

“Prokuroja është aq e guximshme dhe sillet sikur të jetë në moshën 40-vjeçare, gjegjësisht si në kohën e Jugosllavisë. Aktakuza është sjell me 25 ditë vonesë. Nuk mundet ajo të kërkojë çfarë të dëshirojë, të më akuzojë se nuk kam respektuar gjyqin e sikur të mos mjaftojë ajo ka kërkuar paraburgimin tim të menjëhershëm. Do ju them se Bedredin Ibraimi është lindur këtu, këtu do të qëndrojë dhe do të vdes, dhe shpresoj se instancat më të larta gjyqësore do ta dëshmojnë se prokuroja nuk ka të drejtë, mirëpo jam i surprizuar edhe nga gjyqi” – ka thënë Ibraimi, pas kërkesës për paraburgim nga ana e PSP-së.

Prokurorja Fatime Fetai pas shqiptimit të aktvendimit për lëndën “Titanik 2” ka thënë se gjatë procedurës Bedredin Ibraimi ka shfaqur mos respekt ndaj gjyqit dhe kjo i jep të drejtë PSP-së të mendojë se nuk do të respektojë dënim më të ulët dhe për atë shkak ka kërkuar masë paraburgimi.