fbpx

Bejta: Rrethi i dytë më i lehtë për shqiptarët, ironizon Rekën

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe ish-kryebashkiaku i Gostivarit, Nevzat Bejta, i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, në një debat për zgjedhjet presidenciale në raundin e dytë këtë të diel, tha se shqiptarët këtë herë do ta kenë më të lehtë pasi në raundin e dytë kandidati shqiptar Reka është eliminuar. Biles ai shkoi duke ironizuar me të duke e quajtur një utopist.

Në rrethin e dytë e kemi më lehtë, për shkak se nuk e kemi utopistin Blerim Rekën. Në rrethin e dytë besoj se trupi votues nga radhët e shoqërisë shqiptare do të rritet dhe ne do kemi president të ri, me shtetin e ri, me emrin e ri- tha Nevzat Bejta.