fbpx

Benzema “shuan” stuhinë e Valadolidit (video)

Real Madrid ka mbijetuar stuhinë e 20 minutave të para të vendasve, të cilët humbën një penallti dhe shënuan dy gola që u anuluan, duke fituar në fund me një përmbysje 4-1 ndaj Valladoilidit. Ishte Tuhami i vendasve që shënoi golin e avantazhit në minutën e 29’, por vetëm pesë minuta më pas kampionët e Europës kanë barazuar me Varane. Pas pushimit erdhi dopieta e Benzema brenda tetë minutave që përmbysi gjithçka në favor të Real Madrid. Vetëm Lionel Messi (34) dhe Visam Ben Jeder (26) kanë shënuar më shumë gola se Karim Benzema (22) këtë sezon në të gjithë kompeticionet. Real mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pas kartonit të kuqit të Kasemiro-s në minutën e 80’, ndërsa Luka Modric shënoi golin e fundit në këtë takim.