fbpx

Besimtarët myslimanë nesër fillojnë agjërimin

Besimtarët myslimanë gjatë ditës së nesërme fillojnë agjërimin. Sipas kreut të BFI-së Sulejman Rexhepi, muaji i Ramazanit është muaji kur ka filluar zbritja e Kuranit famë lartë dhe muaji i caktimit të lutjeve dhe agjërimit, si kusht esencial të Islamit, përmes të cilit identifikohen myslimanët. Ramazani është një muaj i rëndësishëm që të mëson se si duhet të jesh dhe si duhet të sillesh gjatë tërë vitit. Përmes ramazanit çdo besimtarë do të dal i pastruar nga mynafiku, tradhtia e grindjet.

https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/633819690430771/

Besimtarë të nderuar agjërimi është muaji i vetëpërmbajtjes nga të ngrënët, nga të pirët dhe nga marrëdhëniet intime në mes gjinive, nga sabahu, gjegjësisht nga imsaku deri në iftar. Dhe njëra prej shtyllave kryesore të islamit, por jo vetëm kaq, muaji i Ramazanit është një lloj momentumi i katër rrugëve: ballafaqimi i secilit prej nesh me të qen me të mirët, me jetua me të mirët, në vazhdimësi jo vetëm në këtë muaj. Në Ramazan njeriu veç merr mësimin që do ta zbatoj gjatë gjithë vitit, gjithë jetën e vetë për të qen i ndershëm dhe i devotshëm –  deklaroi Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI-së.

Alsat-M