fbpx

Bileta më të lira për finalen e Ligës Europa

Ndeshja finale e Ligës së Europës në Baku të Azarbejxhanit do të mund të përcillet me bileta më të “lira” në krahasim me finalet e mëparshme. UEFA vendosi që të ul çmimin e biletave që do të ishin më të kapshëm për të gjithë adhuruesit e futbollit. Në këtë mënyrë bileta më e lirë do të kushtojë 30 euro, që është për 15 euro më e lirë nga dy finalet e mëparshme në Suedi dhe Francë. Kategoria e tretë e biletave do të jetë 50 euro, ose 20 euro më pak se dy sezonet e mëparshme. Vendet më të mira në stadium, do të paguhet me 140 euro. Finalja e Ligës Europa do të zhvillohet më 29 maj në stadiumin “Olimpik” në Baku që ka kapacitet prej 64 mijë ulësve.