fbpx

Biznesmenët: Politika tatimore, ndryshimet deri në qershor

Bashkësia e biznesit kërkon që të gjitha ndryshimet në politikën tatimore të miratohen deri më 30 qershor, ndërsa të hyjnë në fuqi prej fillimit të vitit të ardhshëm. Këto ndryshime tatimore të vendosen në kalendar tatimor që do të jetë kornizë kohore që do të përcaktojë se kur dhe në çfarë mënyre do të ishin bërë ndryshimet tatimore, që të krijohet qëndrueshmëri në ambientin ekonomik. Kjo kërkesë rezultoi pasi që Qeveria vendosi për tatimin progresiv që nisi prej fillimit të vitit. Bashkësia e biznesit kishte vërejtje se është miratuar pa kurrfarë konsultimi, pasi që tashmë i kishin bërë planet vjetore financiare.

Përfitimi për sektorin e biznesit nga vendosja e kalendarit të këtillë tatimor është se sektori i biznesit do të ishte mbrojtur nga ndryshimet e paparashikueshme nga fusha e tatimit, që bëhen në momentin e fundit dhe do të mund t’i planifikonte dhe t’i organizojë me kohë aktivitetet për vitin e ardhshëm“-tha Zoran Jovanovski, Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Kërkesën në periudhën e ardhshme do ta dorëzojnë në Qeveri. Shpresojnë se do të pranohet meqë kjo do të mundësojë planifikim afatgjatë të politikave ekonomike dhe qëndrueshmëri më të madhe të ekonomisë. Nga Qeveria shprehen se kur të mbërrijë kërkesa do ta shqyrtojnë të njëjtën.

Sipas meje është e logjikshme, mirëpo është në kompetenca të Ministrisë së Financave, kur do ta marrim në Qeveri të njëjtën do ta shqyrtojmë në mënyrë përkatëse”-theksoi Koço Angjushev, zëvendëskryeministër i Çështjeve Ekonomike.

Pa para shikueshmëria në miratimin e masave ekonomike dhe reformave është njëra prej vërejtjeve më të mëdha nga bashkësia e biznesit drejtuar Qeverisë.

Aleksandra Spasevska