fbpx

Boeing-u me softuer të ri, pas aksidenteve ajrore

Boeing-u, prodhuesi më i madh i aeroplanëve në botë, tha se do të vendosë një softuer të ri në avionët e tij të tipit 737 Max.

Dy sosh janë rrëzuar në muajt e fundit.

Më 10 mars, një avion i tillë i kompanisë ajrore të Etiopisë është rrëzuar shumë shpejt pas nisjes nga Adis Ababa, duke shkaktuar vdekjen e të 175 njerëzve në bord.

Fatkeqësia ka shkaktuar alarm rreth besueshmërisë së avionëve Boeing.

Kompania, me seli në Çikago, tha përmes një deklarate se është duke punuar në një softuer të ri për kontrollimin e fluturimit, që nga rrëzimi i një avioni Boeing në Indonezi, në tetor të vitit të kaluar.

Në këtë aksident kanë mbetur të vdekur të 189 njerëzit në bordin e avionit.

Përveç Etioposë, edhe Kina, Indonezia dhe Meksika kanë ndaluar së operuari me avionët Boeing 737 Max.

Boeing-u tha se rreth 350 avionë 737 Max janë në përdorim në gjithë botën.