fbpx

Bora po rrezikon shoferët nëpër këto pjesë të Maqedonisë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet me kujdes të shtuar për shkak të rrugëve të lagështa, ndërsa në Kodrën e Diellit dhe Mavrovë si dhe në Strazhë me mbetje të borës, pas intervenimit të qendrave për pastrim shumica e rrugëve janë të pastruara plotësisht.

Borë me intensitet të dobët bie në Kodrën e Diellit, në Mavrov, Dibër dhe në vendet malore Pletvar dhe Presekë.

Nëpër disa rrugë të caktuara me rënie dhe kthesa të ashpërta është e mundshme edhe rrëshqitja e dheut, apelohet për kujdes të shtuar gjatë udhëtimit.