fbpx

Borusia pas Kutrones, Milani kërkon 40 mln euro

Borusia Dortmund po lufton me Bajernin për titullin kampion në Gjermani. Skuadra e njohur, që ka pasur një ecuri të mirë këtë sezon, gjithmonë kërkon të bëjë pjesë të saj lojtarë të rinj. Objektivi i radhës i drejtuesve të Borusia Dortmund është sulmuesi i Milanit, Patrik Kutrone dhe sipas shtypit italian, ata kanë marrë gjithë informacionin e nevojshëm për sulmuesin e Milanit. Kutrone ka një kontratë me klubin kuqezi deri në vitin 2023. Për momentin, Milani ka vënë një çmim që kap shifrën e 40 milionë eurove dhe mbetet për t’u parë, nëse Borusia do të shpenzonte për një shumë të tillë. Kutrone nuk ka shumë hapësira kohët e fundit në formacionin e Milanit, pas ardhjes së Piatekut.