fbpx

Bostoni në transfertë mund bindshëm Golden Stejtin

Bostoni ka shënuar një fitore të thellë në fushën e kampionëve të Golden Stejtit me rezultatin 128-95, që ka shkaktuar humbja e parë sezonale me më shumë se 30 pikë për ekipin kampion. Jashtë fushe fiton edhe Hjuston, që mundi 107-85 Toronto, ndeshje e dominuar nga teksanët, që po kalojnë një moment të mirë në NBA. Fiton edhe Filadefia, që mundi 114-106 Orlando, një sukses i merituar i ekipit vendës, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë. Zhgënjen skuadra e Oklahoma Sitit, që u mund 131-120 nga Minnesota. Indiana, falë 27 pikëve të Bogdanovic, mundi 105-96 Çikagon, ndërsa Memfisi triumfoi 120-111 ndaj Portlandit.