fbpx

Botas dominon garën e parë në Formula 1

Në Melburn u zhvillua mëngjesin e sotëm gara e parë sezonale e Botërorit të Formula 1, fituar nga piloti finlandez i “Mercedes”-it, Valteri Bottas. Një triumf disi suprizë ky i pilotit Botas, që e nisi garën nga vendi i dytë. Gjithsesi, finlandezi parakaloi shokun e tij të skuadërs Luis Hamilton që në start, pozicione të cilat pilotët i ruajtën deri në fund. Në podium u ngjit edhe Maks Verstapen me Red Bull, i treti. Një garë për t’u harruar kjo për makinën “Ferrari”, pasi të dy pilotët e saj u renditën jashtë zonës së podiumit, në vendet 4-5, respektivisht me Sebastian Fetel dhe Leklerk. Por ajo që shqetëson më shumë është diferenca prej 30 sekondash që dy makinat “kokëkuqe” kishin përball makinës “Mercedes” në fundin e garës.