fbpx

Britania dhe Gjermania mbështetshin deklaratën e SHBA-së për dëbimin e gylenistëve

Ambasada e Britanisë së Madhe dhe ajo e Gjermanisë i kanë dhënë mbështetje deklaratës së SHBA-së, për vërejtjen që ka dhënë shteti amerikan ndaj institucioneve të Kosovës për për dëbimin e 6 shtetasve turq, të njohur si gylenistë, vitin e kaluar.

Në deklaratën për media, ambasada amerikane në Prishtinë sot shprehu kënaqësinë e saj për themelimin e komisionit hetimor parlamentar, i cili zbuloi shkelje ligjore lidhur me incidentin, pavarësisht përpjekjeve për të penguar punën e tij.

“Nuk kemi të bëjmë me fajësinë apo pafajësinë e individëve, por shmangie të qartë të proceseve ligjore të Kosovës nga ana e politikanëve të Kosovës. Presioni politik në sektorin e sigurisë për të thyer ligjin e Kosovës është një shkelje skandaloze e vlerave demokratike. Ne nxisim për transparencë të plotë në sektorin e sigurisë dhe në drejtimin e punëve të jashtme, për të parandaluar ndërhyrjet e pavenda nga politikanët kosovarë në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ambasadës së Britanisë, e cila i ka dhënë mbështetje të plotë deklaratës amerikane, kurse ka reaguar edhe ambasadori gjerman, Christian Heldt.

“Sundimi i ligjit është kyç: Prandaj, një komisioni parlamentar gjithashtu duhet t’i mundësohet t’i paraqesë gjetjet e tij”, ka shkruar Heldt në Twitter.