fbpx

Bruksel, nesër vazhdojnë bisedimet për Brexit

Kryenegociatori i Bashkimit Evropian për Bregzitin, Mishell Barnie nesër do të takohet me ekipin britanik për negociata.

“Barnie nesër do të ketë takim me prokurorin britanik Xhefri Koks dhe me ministrin e Brexit, Striven Barkli”, paralajmëroi zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Takimi që do të mbahet në Bruksel do të organizohet pasi të shtunën Barnie deklaroi se BE-ja është e gatshme t’i japë edhe garanci shtesë Britanisë së Madhe që të ndihmojë për aprovimin e marrëveshjes për Brexit në Parlamentin në Londër.