fbpx

Çekia do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të vendit në NATO deri në këtë verë

Parlamenti i Republikës së Çekisë do ta ratifikojë  Protokollin për anëtarësim  të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO deri në këtë verë,  ndërsa në vjeshtë vendi në Londër  do të ulet me vendet tjera anëtare të Aleancës si anëtarja e saj e 30-të, theksoi sot ministri çek i Punëve të Jashtme, Tomash Petzhiçek në konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov pas takimit që e kishin në MPJ.

Petzhiçek i uroi Dimitrovit për mbylljen e kontestit me Greqinë dhe përmendi se  arritja e Marrëveshjes së Prespës është shembull se si dy qeveri mund të zgjidhin një kontest shumëvjeçar.

Theksoi se RMV duhet të vazhdojë me përpjekjet reformuese dhe t’i mbyllë të gjitha çështjet e hapura dhe shtoi se vendi i tij do t’i ndihmojë RMV-së në të gjitha fushat në të cilat ajo ndihmë  do t’i nevojitet me qëllim që pas NATO-s  të hapen edhe dyert e BE-së.

Çekia me Maqedoninë e Veriut do t’i ndajë  të gjitha përvojat e tij për fillim të negociatave me BE-në.

“Vendit mundemi t’ia potencojmë përvojat dhe shembujt tonë në përfshirjen drejt BE-së me qëllim që  mos t’i përsërisni gabimet që ne i kemi bërë, sepse rruga më e mirë të mos bëhen gabime është të mësojmë  nga gabimet e të tjerëve”, tha ministri çek i Punëve të Jashtme.

Të dy ministrat kanë biseduar për reformat që  në vend zbatohen  në rrugën e integrimit në BE, ndërsa Petzhiçek theksoi se  deri te Këshilli  në qershor shteti do të duhet t’u tregojë  partnerëve evropian se  vazhdon në rrugën e proceseve reformuese. Si sferë më problematike  për momentin   në të cilën duhet me mund  të punohet e potencoi gjyqësinë, më konkretisht ligjin për Prokurorinë Publike për të cilin pushteti dhe opozita paralajmëruan grupe të punës për harmonizim të qëndrimeve dhe me të cilin është përfshirë statusi i PSP-së.

Ministri Dimitrov theksoi se nga Çekia  kemi për të mësuar shumë në rrugën e procesit eurointegrues.

Dimitrov theksoi se Maqedonia e Veriut është vendi i parë nga rajoni të cilin Petzhiçek e viziton  nga pozita e ministrit  të Punëve të Jashtme dhe shtoi se  ajo realizohet në kohën e shumë ngjarjeve dhe punëve. Këtë vit, plotësoi, Çekia dhe Maqedonia e Veriut e shënuan 25 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Si të afërta, Dimitrov i theksoi marrëdhëniet e miqësisë dhe partneritetit mes dy vendeve,  duke shtuar se vendet kanë  lidhje kulturore dhe historike përmes misionit sllav të Shën Cirilit dhe Metodit.

Për rritje të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik mes tjerash kanë biseduar sot të dy ministrat. Kanë nënshkruar edhe Memorandum për bashkëpunim mes dy ministrive i cili do të mundësojë  bashkëpunim më të rregullt dhe konsultime më të shpeshta për çështjen nga interesi i përbashkët.

Në takim Dimitrov i ‘u falënderuia Petzhiçekit për kontributin  që Çekia e jep  për sigurinë e kufirit jugor  ku për momentin së bashku me  policinë kufitare të Maqedonisë punon Kontingjenti i 24 nga Republika e Çekisë. /MIA