fbpx

“Censusi, i rëndësishëm për negociatat për anëtarësim”

Përmbushja e censusit të zgjedhjeve presidenciale më 5 maj do të jetë treguesi i rëndësishëm për vendet anëtare të BE-së se vendi është i gatshëm për të filluar negociatat për anëtarësim, vlerëson zv.kryeministri Bujar Osmani. Sipas tij, dështimi i zgjedhjeve do të nënkuptonte krize të re politike dhe ekonomike ndërkohë shton se pushteti bën përpjekjet e fundit që të bindë Bundestagun e Gjermanisë për të vendosur në kohë për fatin e Maqedonisë së Veriut.

Censusi i arritur më 5 maj, zgjedhjet e suksesshme më 5 maj, pavarësisht se kush fiton, do të jetë reflektimi më i mirë për kapacitetin demokratik, për pjekurinë tonë si shtet dhe si qytetarë për të vendosur për fatin tonë dhe për t’u dhënë mesazh vendeve anëtare se ne jemi të gatshëm për të filluar bisedimet. Nga bisedat bilaterale që i kishim në Berlin, unë jam optimist, në qershor është mundësi e mirë për të marrë vendim për fillim të negociatave.- u shpreh Bujar Osmani, zv.kryeministër për çështje evropiane

Por, nga VMRO-DPMNE-ja thonë se tashmë është e qartë se në qershor nuk do të ketë datë për fillim të negociatave.

Sot për të gjithë është e qartë se edhe këtë qershor datë për fillim të negociatave me BE-në nuk do të ketë. Për fat të keq, s’do të ketë. Themi për fat të keq, sepse kjo është në dëm të të gjithë vendit dhe qytetarëve. Kjo është kështu sepse nuk ka reforma në sferat kyçe.- theksoi Aleksandër Nikollovski, nënkryetar i LSDM-së

Burime nga qeveria ditë më parë deklaruan se është e rëndësishme që negociatat të fillojnë brenda vitit 2019, pavarësisht se kur do të merret vendimi për fillimin e tyre. Kjo nënkupton se qershori mund të mos arrihet. Raporti i Komisionit Evropian për progresin e vendit pritet të publikohet më 29 maj.

Fatlume Dervishi