fbpx

Ceremonia e marrjes së detyrës nga Presidentit i ri i vendit do të zhvillohet të dielën

Seanca e Kuvendit në të cilën do të zyrtarizohet presidenti i sapozgjedhur i Republikës së Maqedonisë, Stevo Pendarovski do të mbahet të dielën më 12 maj.

Para deputetëve të Kuvendit, Stevo Pendarovski do të japë deklaratë solemne me të cilën edhe zyrtarisht do ta marrë mandatin e presidentit të pestë të vendit.

Pendarovski, i cili u përkrah nga LSDM dhe koalicioni qeverisës, në raundin e dytë të zgjedhjeve fitoi me 436.212 vota ose 51,66 për qind.

Kundërshtarja e tij, Gordana Siljanovska Davkova, e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni mori 377,713 vota ose 44.73 për qind. Pjesëmarrja ishte 46.70 për qind, ndërsa censiusi 40 për qind.