fbpx

Cipras, kryeministri i parë grek që do ta vizitojë Shkupin

Së shpejti do të bëhem kryeministri i parë, i cili zyrtarisht do ta vizitojë Shkupin, i shoqëruar nga një biznes-delegacion, e më vonë do të formohet edhe këshill i lartë për bashkëpunim të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, zbuloi kryeministri grek Aleksis Cipras gjatë fjalimit të tij në forumin e katërt ekonomik në Delfi.

“Dëshiroj t’ju zbuloj, se shumë shpejtë do të bëhem kryeministri i parë grek, i cili zyrtarisht do ta vizitojë Shkupin, i shoqëruar nga një biznes-delegacion. Dhe në mënyrë shtesë do të qasemi ndaj mbledhjes themeluese të këshillit të lartë për bashkëpunim të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, me qëllim që t’i hulumtojmë mënyrat për thellimin e bashkëpunimit tonë për një sërë sferash me interes të përbashkët”, deklaroi Aleksis Cipras derisa nënvizoi ekonominë, turizmin, energjetikën, kulturën si dhe bashkëpunimin ushtarak dhe policor.