fbpx

Cipras përgatitet për vizitë në Shkup

Kabineti i kryetarit të Qeverisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, punojnë  në planifikimin e vizitës së kryeministrit grek në Shkup, që sipas një pjese të portaleve informative greke,  do të jetë në fillim të muajit të ardhshëm, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Paralelisht, gazetarët në Greqi, duke i’u referuar informacioneve të tyre, shënojnë se  pas  udhëtimit të Cipras në Shkup, do të vijojë edhe vizitë e Zoran Zaevit në Athinë.

“Ekipi ministror që do ta shoqërojnë Aleksis Cipras,  ende nuk është caktuar,  ndërsa përgatitet edhe delegacioni i biznesit që do të jetë me të,  në pjesë të madhe do të jenë biznesmenë nga Greqia e Veriut. Turizëm,  ndërtimtari, energji do të jenë disa nga fushat  në të cilat do të vendoset theksi. Para, Pashkëve, sërish pritet të realizohet  vizitë e Zoran Zaevit  në pallatin kryeministror”,  publikoi portali grek “Njuzpost”.

Planet për vizitë të Shkupit i zbuloi vetë kryeministri grek të premten në mbrëmje gjatë fjalimit në Forumin e katërt ekonomik në Delfi. Siç publikoi tashmë MIA, Aleksis Cipras tha se shumë shpejtë  do të jetë kryeministri i parë grek i cili zyrtarisht do ta vizitojë Shkupin, i shoqëruar nga delegacioni i biznesit.

Kryeministri Zoran Zaev, duke folur për Agjencinë gazetareske ballkanike të pavarur (IBNA), nga  Konferenca e Sigurisë së Munihut, muajin e kaluar tha se  e pret vizitën e parë  të Aleksis Cipras, “ndoshta  në muajin mars ose prill,  kur është më së miri për të”, dhe shtoi se  pastaj do ta vizitojë Athinën.

“Në Athinë,  për herë të parë do të vij me aeroplanin qeveritar në të cilin do të shkruajë “Republika e Maqedonisë së Veriut”, që t’u tregoj  miqve tanë nga Greqia, nga Maqedonia greke, se e mbajmë fjalën dhe duam marrëdhënie miqësore me fqinjin  jugor”, tha Zaev./MIA