Çudia në Venezuelë, naftë në vend të ujit në çezma

Në një kohë që Venezuela është duke vuajtur krizën më të madhe të historisë, pasi vendi nuk ka drita ujë dhe ushqim pas rezistencës së Nikolas Maduros ndaj Perëndimit, banorët vendas janë çuditur kur kanë parë që në çezmat e tyre të rrjedhë naftë në vend të ujit.

Banorët në San Diego, shteti Carabobo, përmbytën mediat sociale me fotografi dhe video të ujit të zi, duke u ankuar se ishte i kontaminuar me naftë.

Qyteti në fjalë ka vuajtur për t’u furnizuar me ujë për muaj me radhë, por gëzimi i tyre u shua shpejt të mërkurën kur kuptuan se nuk mund të pinin atë që po dilte nga rubinetat e tyre.

Një gazetar lokal, shkroi në Twitter: “Gjendja për mungesën e ujit në San Diego është e tmerrshme. Ka sektorë që kanë kaluar më shumë se dy muaj pa shërbim”.

“Këtë mëngjes uji që erdhi në San Diego ishte i tmerrshëm. Fare i papërshtatshëm për konsum”, theksoi ai.

Venezuela ka rezervat më të mëdha të naftës së përpunuar në botë, por presidenti Maduro është akuzuar për keqmenaxhimin e saj, duke lënë kombin të varfër, përcjell GSH.

Raportet e “ujit të zi” filluan të qarkullojnë një ditë pasi kryeprokurori i Venezuelës filloi një hetim ndaj kreut të opozitës Juan Guaido, rreth ndërprerjes së ujit.

https://youtu.be/F2q6gMyIzw0