fbpx

Daçiq: Çështjet kontestuese të zgjidhen duke respektuar të drejtat dhe dialogun

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq falënderoi sot vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, të cilat sipas tij me këtë veprim “demonstrojnë angazhimin e tyre ndaj parimeve të së drejtës ndërkombëtare, Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

“Serbia vazhdimisht i përmbahet pikëpamjes se çështjet kontestuese mund të zgjidhen vetëm me respektimin e plotë të këtyre parimeve dhe përmes dialogut që synon arritjen e kompromisit dhe zgjidhje të qëndrueshme”, tha Daçiq në konferencën e OKB-së në Buenos Aires, dedikuar për bashkëpunimin jug-jug.