fbpx

Daçiq: Këshilli i Sigurimit duhet të verifikojë marrëveshjen Beograd-Prishtinë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka ripërsëritur sot se Këshilli i Sigurimit i OKB do të ishte një shembull logjik që duhet ndjekur nëse Beogradi dhe Prishtina arrijnë një marrëveshje.

“Është një vazhdim logjik i ngjarjes. Gjithçka që pajtohemi duhet të kalojë përmes një trupi të huaj për të fituar legjitimitet ndërkombëtar, për të verifikuar atë që kemi rënë dakord”, tha kryediplomati serb derisa komentoi deklaratën e kryediplomates evropiane, Federica Mogherini se e marrëveshja e ardhshme në mes të shqiptarëve dhe serbëve duhet të pranohet nga Këshilli i Sigurimit.