fbpx

Dalja më e lartë në Sarajevë, Pragë e Bukuresht

Votimi për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në diasporë dhe burgje sipas të dhënave të fundit nga KSHZ për ALSAT është zhvilluar pa probleme. Votimi vijon në SHBA dhe Kanada. Në diasporë për të votuar janë paraqitur gjithsej 1,781 votues, në 32 përfaqësi diplomatike-konsullore. Nga KSHZ njoftojnë se deri në ora 17:00 gjithsej kanë votuar 36,39% e votuesve të paraqitur në diasporë. Dalja më e madhe ka qenë Bukuresht 64,29%, Sarajevë 60,71% dhe Pragë. Ndërsa dalje më e ulët është shënuar në Romë me 18%.

Mund tu informojmë që tani votimet nëpër përfaqësitë diplomatike konsullore në Kambera dhe në Melburn kanë mbaruar dhe jehona e votuesve definitive nëpër këto dy përfaqëso është në Kambera 49.05% dhe në Melburn 50%”-pohoi Admir Shabani.

Të drejtën për votë, sot e kanë edhe 1640 persona të burgosur ose që ndodhen në paraburgim në 13 shtëpitë përmirësuese ndëshkuese. KSHZ daljen e zbardhi vetëm deri në orën 10.

Deri n ë këto moment votimi është pa pengesa dhe pa probleme. I kemi të dhënat për dalje në mesatare në të gjitha shtëpitë përmirësuese ndëshkuese dhe ajo deri në këto momente është 30 %”-tha Ljupka Guguçevska, KSHZ.

Ndërkaq në shtëpitë e tyre kanë votuar edhe 4.407 qytetarë të cilët janë paraqitur si të sëmurë ose të pafuqishëm, numri i të cilëve është për një mijë më i madh se në rrethin e parë. Ndërsa 12 persona kanë votuar në shtëpi për shkak se janë në paraburgim shtëpiak. Për herë të parë kishin mundësi të votojnë edhe 71 qytetarë të cilët ndodhen në dy shtëpi të pleqve. Për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, KSHZ ka akredituar 3.381 vëzhgues vendas dhe 520 të huaj, 289 përkthyes dhe 60 gazetarë të huaj. Më 1 maj kanë votuar edhe 258 qytetarë të cilët janë anëtar të këshillave zgjedhor të cilët realizojnë zgjedhjet në përfaqësitë konsullore diplomatike. Të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 77.51% prej tyre.

Mefail Ismaili