fbpx

DASH: Shqiptarët përfaqësim të ulët në institucionet e Maqedonisë së Veriut

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut në Maqedoninë e Veriut për vitin e kaluar.

Në raportin më të ri, DASH thekson se në Maqedoninë e Veriut ka përparim në fushën e mediumeve dhe gjyqësor, por mbetet të zgjidhen edhe disa probleme të rëndësishme si korrupsioni dhe krimi i organizuar.

DASH në raport ka theksuar përfaqësimin e ulët të shqiptarëve dhe etnive tjera jo shumicë në institucionet shtetërore, duke përfshirë ushtrinë, policinë, shërbimet e inteligjencës, gjykata, banka kombëtare, shërbimi doganor dhe ndërmarrjet publike.

“Sipas regjistrimit më të fundit të vendit në vitin 2002, përbërja etnike e popullsia ishte 64.2 përqind maqedonas, 25.2 përqind shqiptarë, 3.9 përqind turq, 2.7 për qind romë, 1.8 për qind serb, 0.8 për qind boshnjak dhe 0.5 për qind vlleh. Sipas raportit vjetor të Avokatit të Popullit, pakicat etnike, me përjashtim të serbëve dhe vllehve, ishin të nënpërfaqësuar në shërbimin civil dhe institucionet e tjera shtetërore, duke përfshirë ushtrinë, policinë, shërbimet e inteligjencës, gjykatat, bankat kombëtare, shërbimet doganore dhe ndërmarrjet publike”, thuhet në raportin e DASH.

Në raport përmenden edhe kritikat e shqiptarëve të Maqedonisë për përfaqësimin në qeveri, ministri dhe ndërmarrjet publike, si dhe alokimet e pabarabarta buxhetore.

“Akademia e policisë së vendit vazhdoi të mbetet e ulët nga numri i të trajnuarve të minoriteteve të nevojshme për të përmbushur Kushtetutën, e cila përcakton që administrata të reflektojë përbërjen etnike të shtetit”, thuhet në raport.