fbpx

Dëmtohet rrethoja e varrezave të qytetit të Tetovës

Tregtarët që zakonisht ditëve të enjte frekuentojnë tregun e Tetovës për shitblerje, kanë dëmtuar rrethojat e varrezave të qytetit të cilat janë vendosur para vetëm disa ditësh. Ata këto thyerje të rrethojave i kanë bërë për vendosje më komode të tendave të tyre, të cilat, shpesh përfundojnë edhe me zënie të trotuareve dhe rrugës kryesore Tetovë – Gostivar.

Nga ndërmarrja Publike Komunale Tetova thonë se rastin e kanë lajmëruar në organet e rendit dhe se pritet zbulimi i personave që kanë kryer dëmet, ndërsa nga java e ardhshme paralajmërojnë kontrolle më të rrepta ndaj tregtarëve që ditën e pazarit, pra të enjten, vijnë nga qytete të ndryshme të vendit, për të bërë tregti në Tetovë. Përveç dëmtimit të rrethojave, në vendin që njihet edhe si Tregu u Grave, janë dëmtuar edhe disa fidanë të mbjella.