fbpx

Deponia e Rusinos, s’ka marrëveshje për shpronësimin e rrugës

Ende nuk është arritur marrëveshje mes komunave të Pollogut se kush duhet ta bëj shpronësimin e një pjese të rrugës për në deponinë Rusino, me qëllim që të fillojë asfaltimi i rrugës. Kreu i komunës së Gostivarit Arben Taravari thotë se komuna e tij nuk ka të planifikuara fonde për shpronësim të tokës, ndërsa kërkon nga rajoni planor i Pollogut që të thirret mbledhje ku do të propozohet që pagesa të bëhet nga gjitha komunat, ndërsa punët administrative për shpronësimin, ti kryej komuna e Gostivarit.

Ne nuk kemi qenë të informuar si komunë e Gostivarit deri para dy javësh se ka vend që duhet të shpronësohet. Dhe atë vend nuk mund ta paguaj komuna e Gostivarit sepse nuk e ka planifikuar por duhet ta paguajnë gjitha komunat. Unë pres të na thirrin në mbledhje por do i them këto fjalë që i them para Alsatit, edhe para rajonit të Pollogut- deklaroi Arben Taravari, Kryetar i komunës së Gostivarit

Banorët e Banjicës së poshtme të Gostivarit, shprehen decid se pa u bë pagesa e shpronësimit, nuk do të lejojnë as hedhje të mbeturinave dhe as fillim të punëve për asfaltimin e rrugës.

Patjetër në fillim të kryhet puna me qytetarët t`iu paguhet toka private, kjo është deponi regjionale s`është private, duhet të ulen gjitha komunat bashkë dhe ta zgjidhin problemin. Duhet bë shpejtë se na pengon shumë, me vite ne nuk mund të prodhojmë produktet ushqimore si duhet nga ujërat e zeza- tha Nasir Hasipi. kryetar i BL Banjicë.

Të pyetur për problemin në fjalë, nga Rajoni planor i Pollogut thonë se, zgjidhja do të bëhet shpejtë ose me shpronësimin e tokës, ose me ndërrimin e një pjese të projektit.

Bashkim Sulejmani