fbpx

Deputetët gjermanë: Jemi kundër shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka mbajtur konferencë të përbashkët me dy deputetët nga Bundestagu gjerman, Peter Bayer dhe Christian Schmidt.

Në këtë takim, Bayer fillimisht ka konfirmuar se është folur edhe për temën e përfolur të shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi.

“E kemi prekur edhe timen për shkëmbim territoresh që ne e kundërshtojmë në çdo aspekt”, ka thënë Bayer.

Në anën tjetër Schmidt, ka thënë se problemet nuk mund të zgjidhen duke krijuar një problem tjetër.

“E ka gabim ai që mendon se do ta zgjidhë problemin me këtë ide, kjo do të krijonte shumë probleme tjera që do ta preknin edhe rajonin në përgjithësi”, ka theksuar Schmidt.

Haradinaj ka thënë se mysafirëve ua ka konfirmuar gatishmërinë për thellim të edhe mëtejmë me Gjermaninë.

“Shpreha falënderim për procesin e Berlinit që ka ndihmuar rajonin. Shpreha falënderim për Merkel për këtë iniciativë që është e çmuar për regjionin”, ka thënë Haradinaj.

Deputetët e Bundestagut, kanë thënë se nuk ndodhen për herë të parë në Kosovë dhe se përveç vizitës zyrtare ndjehen se kanë ardhur te një popull mik.